Tahiri: Palmer rikonfirmoi politikën parimore të ShBA-së ndaj Kosovës

Aktuale

Tahiri: Palmer rikonfirmoi politikën parimore të ShBA-së ndaj Kosovës

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 19:51
Palmer

Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, sot ka vizituar Kosovën.

Gjatë ditës ai ka pasur takime me liderët e Republikës së Kosovës.

I dërguari special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka mbajtur sot një fjalim para studentëve të Kosovës dhe shoqërisë civile.

Ai para studentëve përveç të tjerash tha se, “Ju meritoni më shumë se vetëm mbështetjen e SHBA-së, meritoni anëtarësimin në EU, NATO dhe botën, nuk e meritoni që të qëndroni gjithmonë mbrapa shteteve”.

E në lidhje me këtë vizitë foli analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri.

Ai tha se përfaqësuesi i ShBA-ve Palmer ishte shumë i saktë dhe e ka shprehur parimet konkrete të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës.

“Përfaqësuesi special për Ballkanin i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Metthew Palmer,  shumë qartë dhe saktë e ka shprehur politikën parimore dhe konkrete të SHBA -ve ndaj Republikës së Kosovës ndaj pavarësisë e sovranitetit të pacenueshëm të saj si dhe rolin që duhet ta ketë në marrëdhëniet ndërkombëtare si subjekt që kontribuon në arkitekturën botërore politike në paqen dhe në stabilitetin”, tha Tahiri.

Sipas tij,  çdo koment dhe analizë  është më e varfër në secilin aspekt se sa qëndrimi zyrtar i shtetit amerikan.

“Unë në vazhdën e këtij qëndrimi mund të theksoj se qëndrimi evropian karshi Kosovës është shumë i ngadalshëm dhe shumë mospërfillës, por Kosova është duke kaluar mirë, me vetëm faktin se ky mbet i vetmi shtet në Evropë që nuk e ka liberalizimin e vizave për qytetarët kur po kjo BE i liberalizon vizat për Ukrainën që është në luftë dhe nuk ka kontro efektiv mbi të gjithë territorin si dhe Kolumbisë që nuk është vend evropian”, shtoi Tahiri.

Tutje, Tahiri është shprehur se Kosova duhet të vazhdoj dialogun me Serbinë, ngase, siç thotë ai, duke arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve si dhe duke pranuar reciprokisht shtetin fqinjë.

“Kosova duhet të bëhet vend anëtare e Bashkimit Evropian dhe i Kombeve të Bashkuara sepse këtë e meriton, sepse ky është vullnet i popullit, sepse kjo është e drejtë dhe se nuk ka alternativë tjetër për lirinë dhe për paqen dhe stabilitetin”, potencoi ai.

Më tej, ai tha se edhe njëherë u dëshmua përkrahja amerikane karshi shtetit të Kosovës.

“Qëndrimi dhe përkrahja amerikane është në faktin se pavarësisë e Kosovës është një proces i pakthyeshëm, është një fakt i pamohueshëm, është një realitet që të gjithë do të duhej ta respektojnë dhe të sillen konformë kësaj duke përfshirë edhe Serbinë. Në gjithë këtë mbështetja e SHBA është vendimtare”, përfundoi analisti Tahiri për “Front Online”. Ndryshe, vizita e Palmer në Kosovë ishte paralajmëruar më herët, por nuk ishte caktuar data e vizitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat