Katër kutitë me votat e ardhura nga Serbia dërgohen në QNR

Aktuale

Katër kutitë me votat e ardhura nga Serbia dërgohen në QNR

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 20:57
Foto

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë arritur 4 kuti të votimit me vota që kanë ardhur nga Serbia.

Kujtojmë se sot është bërë shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre zarfeve, ku zyrtarët që kishin bërë verifikimin kishin qenë të veshur me rroba sigurie dhe maska.

Kundër numërimit të këtyre votave ka reaguar Nisma Socialdemokrate, duke e quajtur këtë veprim të paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat