LDK-ja kërkon mbledhje urgjente të KQZ, është kundër votave të parregullta nga Serbia

Aktuale

LDK-ja kërkon mbledhje urgjente të KQZ, është kundër votave të parregullta nga Serbia

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes anëtarëve të saj në KQZ po kërkon nga KQZ të mblidhet për të vendosur si do të procedohet me votat e ardhura në mënyre të paligjshme nga Serbia.

Burime teë medias’, bëjnë me dije se LDK është kundër kontrabandimit të këtyre votave të cilat kanë ardhe jashtëligjshëm.

Anëtarët e LDK-së në KQZ kanë kërkuar që të mos procedohet me këto vota pa një rekomandim të qartë nga njesia përkatëse, ashtu sic u patën dakorduar anëtarët e KQZ-së në mbledhjen e 12 tetorit.

Ndryshe në të kaluarën PAZP pati marrë vendim për votat me postë në komunën e Istogut ku ishte anuluar i tërë procesi është shkuar në rivotim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat