Abdixhiku: Po i përafrojmë qëndrimet për krijimin e qeverisë

Aktuale

Abdixhiku: Po i përafrojmë qëndrimet për krijimin e qeverisë

Nga: V.R Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:44
Lumir Abdixhiku

Zyrtari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një deklarate në Facebook, pas përfundimit të takimit të grupeve punuese LDK-VV, ka deklaruar se takimi është zhvilluar në frymën pozitive dhe me përafrim idesh e qëndrimesh.

“Diskutuam dhe për temat që qytetarëve tanë u japin një Kosovë të jetueshme”, tha ai.

Postimi plotë:

Sapo përfunduam takimin e dytë të grupeve punuese LDK-LVV. Bashkë me Avdullahun takuam kolegët e LVV-së Glauk Konjufca, Besnik Bislimi e Albulena Haxhiu.

Takimi, sikurse herën e shkuar, u zhvillua në frymë pozitive dhe me përafrim qëndrimesh për formatin e ardhshëm të qeverisë. Diskutuam dhe për temat që qytetarëve tanë u japin një Kosovë të jetueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat