Vije lajmi i madh nga Nisma: Zyrtari i kësaj partie jep detajet të rëndësishmë se si kjo parti do ta kalojë pragun

Aktuale

Vije lajmi i madh nga Nisma: Zyrtari i kësaj partie jep detajet të rëndësishmë se si kjo parti do ta kalojë pragun

Nga: N.H Më: 22 tetor 2019 Në ora: 19:49
Fatmir Limaj

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate në Malishevë, Blerim Thaçi, ka reaguar ndaj “prognozës” së analistit Armend Muja.

Thaçi në reagimin e tij ka shpjeguar edhe mundësinë se si jo parti do e kalojë pragun.

Ai mes tjerash, në postimin e tij në Facebook thotë se në Malishevë janë edhe 715 vota me kusht dhe nga to, sipas tij, më shumë se 300 vota janë për Nismën Socialdemokrate.

Ja shkrimi i tij:

Dëshira e z. Armend Muja që të fitoj epitetin e “Burdushit”!

Sipas tij Nisma nuk e kalon pragun për 50-70 vota sepse i duhen 1450 vota dhe sipas tij aq i sakt është sa që Nisma do të merr 1370-1400 vota gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Sa për informim të z. Muja, në zgjedhje pjesëmarrës në votim duke përfshirë votat e qytetarëve rezident, votat e diasporës dhe votat me kusht kanë qenë rreth 851000 votues, të konstatuara të pavlerëshme deri me tani pa përfshirë votat me kusht janë 40732 vota, që do të thotë 810268 vota të vlerëshme deri me tani, sepse ka mundësi të rritjes së numrit të votave të pavlerëshme nga votat me kusht!

Supozojmë se do të mbesin 810268 vota të vlerëshme, atëherë 5% i kesaj është 40513,8 i rrumbullaksuar 40514 vota dhe duke ditur se pas numërimit të votave me post Nisma ka arritur ti marr 40411, atëherë Nismës i duhen edhe 113 vota. Pastaj duhet të dijë z.Muja se nga votat me kusht asesi nuk është e mundur të mos ketë vota të pavlerëshme, që kuptohet se qysh tani Nisma ka kaluar pragun.

Tjetër, për më tepër kur dihet se janë edhe 26000 vota me kusht pa u numëruar, athua nga këto vato Nisma nuk mund t’i marr 113 vota?! Po ashtu dihet se vetëm në Malishevë janë 715 vota me kusht dhe nga to më shumë se 300 vota janë për Nismen!

Nga kjo kuptohet se Nisma ka kaluar pragun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat