Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë një mbledhje pas alergjisë që morën zyrtarët kosovarë të Qendrës së Numërimit të Rezultateve nga votat që erdhën nga Serbia.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se mbledhja do të mbahet për këtë rast.
26 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë shfletuar votat e ardhura nga Serbia. Ata kanë pësuar skuqje në duar, fytyrë e sy por ende nuk ka dalë një rezultat përfundimtar se nga çka u shkaktuan këto.