Ambasadori britanik kalon në rezidencën e re

Aktuale

Ambasadori britanik kalon në rezidencën e re

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 21:29
Nicholas Abbott

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është shpërngulur në një rezidencë të re.

Me këtë rast, në rezidencën e vjetër (ku ka qëndruar ish-ambasadori Ruari O’Connell) është bërë ulja e flamurit të Britanisë së Madhe.

“Kjo shtëpi ka parë shumë ngjarje të rëndësishme gjatë shtatëmbëdhjetë vjetëve të fundit dhe priti shumë mysafirë të rëndësishëm”, ka thënë ambasadori Abbott.

“Ne mezi presim të krijojmë kujtime edhe më të mira midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës në rezidencën e re”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat