Migjen Kelmendi: Ja pse i quajta “bandë” Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Aktuale

Migjen Kelmendi: Ja pse i quajta “bandë” Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 00:59
Migjen Kelmendi dhe Kadri Veseli

Anëtari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Migjen Kelmendi, është përgjigjur në emisionin “Debat” në RTK, i cili moderohet nga Ridvan Berisha, në pyetjen e Lavdim Hamidi, se pse i ka quajtur “bandë” drejtuesit e PDK-së, Hashim Thaçin, ish-kreun e partisë dhe Kadri Veselin, kreun aktual të PDK-së, ndërsa tashmë i është bashkuar të së njejtës “bandë”.

“ Unë kam qenë shumë kritik ndaj tyre, kryesisht ndaj Hashimit dhe Kadrisë. Një nga arsyet se pse kam qenë kritik është se kemi qenë të afërt. Unë kritikën teme e kam bo jo duke u fshehur nga një parti tjetër, por si një Migjen që nuk po pajtohet me atë që janë duke bo. Në atë përshëndetjen e famshme “Dobroveçe bando”, apo “Mirëmbrëma bandë”, unë nuk thom “Dobroveçe gospodine Thaçi”, por thom disa emra të miqve tjerë të tij siç është Shkëlzem Maliqi, Baton Haxhiu, sepse unë aq e di kush është Hashim Thaçi. Nuk e kam pasur me Hashimin, po me këta miqtë e mi dhe atyre ju çojsha selam dhe një nga arsyet ka qenë se ata u bonën bashkë dhe u lidhte me këtë projekt ku jemi, RTK-në, me veprimet që i ndërmerrshin në këtë shtëpi dhe unë nuk u pajtojsha”, ka sqaruar Kelmendi, duke shtuar se që nga ajo ditë është shumë mik me të apostrofuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat