Limaj thotë se do t’i marrin 15 për qind të votave

Aktuale

Limaj thotë se do t’i marrin 15 për qind të votave

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 23:06
Fatmir Limaj

Kandidati për kryeministër  nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj në ‘RTV Dukagjini’ ka treguar se në cilat komuna kanë rritje të përkrahjes së qytetarëve.

Ai ka thënë se në Malishevë janë fitues, por që jashtëzakonisht mirë janë duke u rritur në Prizren, Suharekë, Drenas e kështu me radhë.

“Ne fitues dalim në Malishevë, jemi jashtëzakonisht mirë në Prizren, Suharekë, Drenasi, Anamorava, të tri komunat, Kamenica, Gjilani e Vitia. Ferizaji dhe Kaçaniku, Lipjani, Shtime e Hani e Elezit. Këtu jemi duke u rritur, por, jam i kënaqur edhe me Pejën”, ka thënë Limaj, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, sa i përket asaj se sa për qind do t’i merr subjekti i tij, Limaj ka thënë se po punojnë për 15%.

“Ne besojmë se si subjekt, ashtu siç e kemi parashikuar, jemi dikund, jemi duke punuar te 15 %”, ka thënë Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat