Gushavci i Agim Bahtirit lë AKR-në për Vetëvendosjen

Aktuale

Gushavci i Agim Bahtirit lë AKR-në për Vetëvendosjen

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:44
Pamje nga Gushavci

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Gazmend Islami, ka qëndruar sot në Gushavc të Mitrovicës.

Ai atje është takuar me qytetarë të shumtë të cilët i kanë dhënë përkrahje të madhe VV-së për ndryshim.

Islami që është edhe kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se vendi nga vjen kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e konfirmoi fitoren e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gushavci i Gimes e konfirmoi fitoren e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Entuziazmi i tyre i madh për ndryshim, na dha neve vullnet edhe më të madh si dhe optimizëm maksimal. Faleminderit për përkrahjen! Vazhdojmë…”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat