Haradinaj takon kryesuesen e vëzhguesve të BE-së, flasin për procesin zgjedhor

Aktuale

Haradinaj takon kryesuesen e vëzhguesve të BE-së, flasin për procesin zgjedhor

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 14:58
Viola von Cramon - Traubadel - Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur sot eurodeputeten gjermane, Viola von Cramon - Traubadel, kryesuese e misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Haradinaj ka njoftuar Cramon-Traubadel për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi, dhe për pjekurinë politike e demokratike me të cilën Kosova po e fillon këtë cikël elektoral.

“Kishim një bashkëbisedim të frytshëm për rëndësinë që procesi zgjedhor në Kosovë të jetë kredibil dhe me standarde të larta të zgjedhjeve të lira e demokratike, për të cilën po angazhohemi bashkërisht”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat