Haziri: Nuk jam zgjedhur, as nënkryetar, as sekretar

Aktuale

Haziri: Nuk jam zgjedhur, as nënkryetar, as sekretar

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 19:33
Lutfi Haziri

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se nuk është zgjedhur nënkryetar e as sekretar i kryesisë së re të kësaj partie, derisa shtoi se shumë shpejt do të dihet edhe mandatari për kryeministër i LDK-së.

Haziri: Pozitat në kryesi vendosen më vonë

"Nuk u diskutu as për këtë as për koalicionet e mundshme... nuk jam zgjedhur nënkryetar, nuk jam zgjedhur as sekretar. Është çështje që do të vendoset më vonë në kryesi.... më shpejt se javën e ardhshme, shumë më shpejt se javën e ardhshme", ka thënë Haziri.

Ka treguar se çfarë kanë vendosur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Haziri: U zgjodh kryesia me 31 anëtarë, tashmë pritet konstituimi

"Kemi analizuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit në dy nivele. Dhe kemi ndarë pjesën e obligimeve që ka të bëjë me përgatitjet zgjedhore. Dhe natyrisht është zgjedhur kryesia e re prej 31 anëtarëve. Kryesi e cila nesër do të takohet, pasnesër do të merr përgjegjësinë e plotë për organizimin e procesit zgjedhor. Tashmë pritet konstituimi i kryesisë nesër në mëngjes dhe gjithçka jemi gati për të hyrë në fushatë edhe me fitu zgjedhjet", tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat