VV-ja kushtëzon LDK-në me postin e Kryeministrit dhe me këto dy ministri

Aktuale

VV-ja kushtëzon LDK-në me postin e Kryeministrit dhe me këto dy ministri

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:17
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri me rastin e aderimit të tij në Vetëvendosje, ka folur sot edhe për mundësitë e koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Bahtiri theksoi se e kanë kushtëzuar LDK-në, që kandidat për kryeministër të jetë Albin Kurti ndërsa dhe t’i drejtojnë edhe dy ministri, në të kundërtën nuk ka marrëveshje bashkëpunimi.

”Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. A e duan të gjithë apo jo është mendim i dikujt por ju garantoj se ky do ta udhëheq vendin me koalicion apo pa koalicion”.

”Ne jemi të hapur të bëjmë koalicion parazgjedhor vetëm me LDK-në për momentin, por me një kusht kryeministër Albin Kurtin. Dhe me një kushtëzim që Ministrinë e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme s’ka kush që e prekë, janë të Albin Kurtit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat