Hoti në seancën e shpërndarjes numëron ‘mëkatet’ 2 vjeçare të PAN-it

Aktuale

Hoti në seancën e shpërndarjes numëron ‘mëkatet’ 2 vjeçare të PAN-it

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 10:46
Avdullah Hoti

Shefi i deputetëve të LDK’së, Avdullah Hoti, në fjalën e tij para votimit për shpërndarjen e Kuvendit, ka numëruar të gjitha skandalet në të cilat është përfshirë koalicioni PDK-AAK-NISMA gjatë periudhës dy vjeçare sa kanë qeverisur me Kosovën.

Ai thotë se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të mbahet mend si një prej qeverive më të mëdha në botë, si pasojë e numrit të lartë të këshilltarëve dhe zëvendësministrave e ministrave.

“Shumicën e kohës jemi marrë me parandalimin e koalicionit PAN, disa herë edhe me ndihmën e PSD’së. Kjo legjislaturë ka qenë konfrontim pozitë opozitë për të ruajtur ligjshmërinë e Kosovës. Kemi pasur përballë 24 parti, por që përfaqësojnë vetëm 1/3 e shumicës në Kosovës.  Si rezultat vetëm 30 për qind e agjendës së këtij Kuvendi është plotësuar, edhe atë me iniciativa të opozitës. Qeveria e PAN-it do të mbetet në histori, si qeveria më e madhe në botë. Janë bërë mbi 1200 punësime me kontratë mbi vepër”, ka thënë Hoti.

Hoti ka përmendur edhe skandalin e dëbimit të shtetasve turq.

“Kjo qeveri do të mbahet mend edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut me rastin e dëbimit të shtetasve turq. Kjo qeveri e PAN-it e ka dëmtuar buxhetin me mbi 200 milionë euro. Me rritjen e pagave, kontrata të dëmshme për lobim etj. Në anën tjetër dialogu me Serbinë është nisur pa konsensus, dhe me përfshirjen e presidentit. Korrigjimi i marrëveshjes me Malin e Zi, u harrua plotësisht. U rrit papunësia dhe u përgjysmuan investimet e huaja”, është shprehur Hoti.

Në fund ai ka thënë se LDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat