Pacolli: Ambasadori Norvegjez edhe një herë konfirmoi që ai do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën

Aktuale

Pacolli: Ambasadori Norvegjez edhe një herë konfirmoi që ai do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën

Nga: Z.B Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:42
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se është thellsisht mirënjohës që në takimin lamtumirës me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, konstatuam bashkë që bashkëpunimi mes vendeve shteteve dhe popujve , përcjell “Bota sot”.

Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook I cili ka shkruar se . ambasadori Norvegjez edhe një herë konfirmoi që ai do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në të gjitha formatet

Postimi i plotë:

Thellësisht mirënjohës që në takimin lamtumirës me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, konstatuam bashkë që bashkëpunimi mes vendeve shteteve dhe popujve tanë, mbetet i paluhatur dhe i palëkundur. Ambasadori Norvegjez edhe një herë konfirmoi që ai do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në të gjitha formatet, dhe njëherësh theksoi faktin që këto 20 vite, Kosova ka shënuar një progres të konsideruar në të gjitha fushat.

Ambasadorin Norvegjez e sigurova që mirënjohja e Republikës së Kosovës për shtetin dhe popullin Norvegjëz është gurthemeli i forcimit të marrëdhënieve mes vendeve tona. Kosova ka miq gjithandej, dhe ne nuk do të ndalemi në forcimin e këtyre miqësive si dhe krijimin e miqësive të reja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat