Deputetja e LDK-së: Kryeministër, a e din more çka është pavarësia e institucioneve? – Jep dorëheqje

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Kryeministër, a e din more çka është pavarësia e institucioneve? – Jep dorëheqje

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 20:37
Hykmete Bajrami

Një reagim i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e universiteteve publike të Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit, ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Pas ORCA-së e cila e “këshilloi” Haradinajn që t’i mbajë duart larg kësaj Agjencie, ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ajo, i ka kërkuar të parit të ekzekutivit që të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi, siç thotë ajo, ka dështuar në çdo sferë të qeverisjes

“Kryeministër, a din si reagohet në ketë situatë? Jepë dorëheqje bashkë me Qeverinë tënde, sepse ke dështu në çdo sferë të qeverisjes. A e dini more ju çka është pavarësia e institucioneve? Pavarësia e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, d.m.th. që ata i shkruajnë raportet vetë, me ekspertë dhe që ato raporte nuk korigjohen në zyrën tënde, e para sepse ketë ta ndalon Kushtetuta dhe e dyta sepse ju -Qeveria me ditë me lexu e me shkru nuk bëni gafe të tilla”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjera, Bajrami thotë se “”Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), është themeluar në mars të vitit 2008 nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në pajtim me Ligjin mbi Arsimin e Lartë (2003/14) në Kosovë, si Agjenci që garanton cilësinë e punës arsimore dhe kërkimore shkencore ne Institucionet e Arsimit të lartë në Kosovë. Agjencia e Kosovës për Akreditim është autoritet i #pavarur, i cili akrediton dhe riakrediton institucionet publike dhe private të arsimit të lartë për një periudhë të kufizuar kohore””

Ka shtuar se mos akreditimi i universiteteve është fryt i mos punës së kryeministrit.

“Mos akreditimi i universiteteve është fryt i mos punës tënde Kryeminstër, nuk është faji Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Nëse maturantët mbesin pa regjistru kjo është sepse ju nuk e keni kry punën si duhet, ju keni qënë i zënë duke e ndarë mjete financiare pa asnjë bazë nga rezerva shtëtërore dhe duke emru zavendësministra e koordinator nacional në baza ditore. E kjo nuk është puna me e rëndësishme e një Kryeministri”, ka përfunduar shkrimin e saj ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat