Hoti e Kusari s’e duan Veselin për shef

Aktuale

Hoti e Kusari s’e duan Veselin për shef

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 20:31

Deputetët e opozitës, s’e pranojnë shef të delegacionit Kadri Veselin, gjatë vizitës në Washington.
 

ADVERTISING

inRead invented by Teads

Zyrtarisht u njoftua se do të shkojnë  bashkë në SHBA.

Kjo u bë përmes një deklarate nga zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kur njoftuan se ai do të udhëtoj për në Amerikë.

Në këtë njoftim, thuhet se pjesë e delegacionit do të jenë edhe Avdulla Hoti e Mimoza Kusari Lila.

Por, këtë të hënë ka reaguar vet Avdullah Hoti.

Shefi i deputetëve të LDK-së, ka thënë se ai nuk është pjesë e ndonjë delegacioni në Ëashington.

Hoti i LDK’së thotë se nuk  ka udhëtuar bashkë me Kadri Veselin për në SHBA.

 “Në këtë Forum, unë e përfaqësoj Grupin Parlamentar të LDK-së që është grupi përcaktues i zhvillimeve në Kuvend. Nëse zyra e Kryetarit të Kuvendit e ka lëshuar një deklaratë të tillë, atëherë deklarata duhet të përmirësohet”

Për të njëjtë çështje është  deklaruar edhe deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Edhe ajo, si kolegu i saj në opozitë, ka bërë publike ftesën që iu është dërguar nga Komisionit i Kongresit Amerikan.

Aty thuhet ajo të marrë pjesë, në cilësinë e deputetes së opozitës në Kuvendin e Kosovës.

E këtyre deklaratave, u ka reaguar Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

I njëjti është shprehur se të gjithë këta pjesëmarrës duhet të përfaqësojnë Kosovën, e jo partitë e caktuara politike.

Veseli e dy deputetë do të qëndrojnë në SHBA për tre ditë

Derisa në këtë program, do ketë më shumë se 15 parlamente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat