Reagon Molliqaj: Veseli as nuk u intervistua për rastin me fajde, drejtësia e kapur nga Pronto

Aktuale

Reagon Molliqaj: Veseli as nuk u intervistua për rastin me fajde, drejtësia e kapur nga Pronto

Nga: G.B Më: 23 maj 2019 Në ora: 10:21
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas publikimit të videove ku të dyshuarit për fajde përmendin Kadri Veselin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Molliqaj ka thënë se Veseli përpos që nuk është gjykuar apo dënuar, ai nuk është ftuar as edhe për tu intervistuar për këtë rast, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kjo dëshmon se prej vitesh, sistemi i drejtësisë ka qenë dhe vazhdon të jetë i kapur nga klani Pronto, andaj duhet një veting në sistemin e drejtësisë, pasi në këtë mënyrë mund t’i sjellim para drejtësisë ata që janë të përfshirë në afera korruptive.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Tash u kuptua se videoja që po qarkullon nëpër media ku thuhet qartë se Kadri Veseli i ka marrë 200 000 euro nga një biznesmen, ka gjashtë vite që sillet nëpër sirtarët e institucioneve tona të drejtësisë.

Përkundër kësaj, Kadri Veseli lëre më që nuk është gjykuar apo dënuar, por ai nuk është ftuar as edhe njëherë në gjykatë për tu intervestuar lidhur me këtë rast.

Kjo dëshmon atë që e themi tash e shumë vite me radhë; sistemi i drejtësisë në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të mbetet i kapur nga klani Pronto.

Kosovës i duhet urgjentisht vetingu në sistemin e drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i sjellim para drejtësisë të gjithë ata që janë të përfshirë në afera kriminale dhe korruptive në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat