Haxhiu: Pse Prokuroria nuk e ka intervistuar asnjëherë Kadri Veselin të paktën si dëshmitar?

Aktuale

Haxhiu: Pse Prokuroria nuk e ka intervistuar asnjëherë Kadri Veselin të paktën si dëshmitar?

Nga: G.B Më: 23 maj 2019 Në ora: 09:27
Albulena Haxhiu

Pas publikimit të videoincizimeve ku nga dy të dyshuar që janë marrë me fajde, përmendet edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka pyetur se si është e mundur që videot janë në prokurori që nga viti 2013 dhe që Kadri Veseli të mos jetë intervistuar nga Prokuroria të paktën si dëshmitar, përcjell Bota sot.

“Shteti i kapur ndryshe nuk është”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Sipas medieve thuhet se Prokuroria që nga viti 2013 i ka pasur në dispozicion videot e transmetuara këto ditë në KTV. Si është e mundur që asnjëherë nuk e kanë intervistuar Kadri Veselin të paktën si dëshmitar nëse jo si të dyshuar?!

Pra janë në pyetje 6 vite mosveprim të prokurorisë!
Shteti i kapur ndryshe nuk është.

Mobilizim, angazhim, qytetari aktive deri në largimin e tyre nga pushteti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat