Qeveria Gjermane: Gjendja në Kosovë stabile, por ka potencial për konflikte

Aktuale

Qeveria Gjermane: Gjendja në Kosovë stabile, por ka potencial për konflikte

Nga: F. B. Më: 22 maj 2019 Në ora: 18:13
KFOR

Ushtarët e “Bundesverit” mbeten në Kosovë si pjesë e KFOR-it edhe në vitin që vjen, ka vendos qeveria gjermane nën vlerësimin se situata në Kosovë është stabile, por ende ekziston potencial për konflikt, para së gjithave në veri”  ka transmetuar “DW” , shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Njëzetë vite pas hyrjes në Kosovë, kufiri i lartë i pjesëtarëve të ushtrisë gjermane do të zvogëlohet nga 800 në 400 ushtarë. Kjo mundëson që “Bundesver” të reagoj shpejtë në rast të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Kosovë, thuhet në propozimin që u miratua në Berlin.

“Vazhdimi i pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it është në interes të sigurisë gjermane”, thuhet në vendimin e qeverisë me vlerësimin se situata në Republikën e Kosovës kryesisht është e qetë dhe stabile, por për shkak të procesit të normalizimit të raporteve me republikën e Serbisë akoma ka potencial për konflikt dhe eskalim.

Kjo do të mund të përbënte problem, posaçërisht në veriun e vendit me shumicë të banorëve serbë.

Në Kosovë aktualisht ndodhen rreth 70 ushtarë gjerman, Ndërsa që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, KFOR-i është i fokusuar në zhvillimin e strukturave të sigurisë që do duhej të jenë profesionale, të kontrolluara në mënyrë demokratike dhe shumë etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat