Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: Duam bashkim me Kosovës, sepse çdo qeveri serbe na ka trajtuar si armiq e terrorist

Aktuale

Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: Duam bashkim me Kosovës, sepse çdo qeveri serbe na ka trajtuar si armiq e terrorist

Nga: K.M Më: 21 maj 2019 Në ora: 16:16
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi

Gjatë ditës së sotme, i pyetur nga gazetarët lidhje me deklaratat e kryetarit të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, se e vetmja zgjidhje e mirë për qytetarët e Kosovës Lindore është bashkimi me Republikën e Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se deklaratat e tilla do të mbesin vetëm dëshira të hapura, të cilat nuk mund të ndalen, por një bashkim i mundshëm i Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës nuk mund të ndodhë.

E në një prononcim për “Bota sot”, kryetari i Komunës së Bujanocit, e ka komentuar atë që ka thënë presidenti Serb, duke thënë se kërkesa jonë për bashkim me Republikën e Kosovës vjen për shkak të diskriminimit shtetërorë serb, të cilët në vazhdimsi kanë refuzuar të na trajtojnë si qytetarë të barabartë.

“Kërkesa jonë për bashkim me Kosovën vjen për shkak të diskriminimit shtetërorë i cili iu është imponu shqiptarëve dhe refuzimit të Serbisë që të na trajtojë si qytetarë të barabartë. Në vazhdimsi çdo qeveri serbe i trajton shqiptarët si armiq e terrorist, prandaj marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta trajtojë Luginën e Preshevës”, ka deklaruar për “Bota sot” kryetari Kamberi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat