Një politikani tjetër serb i ndalohet hyrja në Kosovë: Konsiderohet i rrezikshëm

Aktuale

Një politikani tjetër serb i ndalohet hyrja në Kosovë: Konsiderohet i rrezikshëm

Më: 20 maj 2019 Në ora: 22:06
Ilustrim

Pas Marko Gjuriq, shteti i Kosovës ia ka ndaluar hyrjen kryetarit të partisë serbe ‘Dveri’, Bosko Obradoviq.

Ai kishte plan që të vinte në Kosovë të merrte pjesë në formimin e “Aleancës për Kosovë” në Graçanicë, transmeton Indeksonline.

Obradoviq e ka postuar në Tëitter vendimin ku i ndalohej hyrja. Aty shkruhej se ai paraqet rrezik për shtetin e Kosovës.

Sipas Obradoviq ky vendim nga Kosova është marrë me kërkesë të presidenti, Aleksander Vuçiq.

Kujtojmë që hyrja në Kosovë politikanit serb i ishte ndaluar edhe në vitin 2014-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat