Faton Peci i reagon kryetarit të Mitrovicës: Me ndryshimin e udhëheqjes së LDK-së, merrë fund edhe pushteti i Bahtirit

Aktuale

Faton Peci i reagon kryetarit të Mitrovicës: Me ndryshimin e udhëheqjes së LDK-së, merrë fund edhe pushteti i Bahtirit

Më: 19 maj 2019 Në ora: 23:13
Faton Peci

Kandidati për kryetar të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Faton Peci i ka reaguar kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, në lidhje me deklaratat që ky i fundit i dha në lidhje me rrahjen ndërmjet zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Peci, ka theksuar se me ndryshimin e udhëheqjes së LDK-së në Mitrovicë, do t’i rrezikohet edhe pushteti.

“Agimi e din, që një udhëheqje tjetër në Degën e LDK-së, do të thotë fundi i tij politik, fundi i AKR-së, dhe shuarje e ëndërrës së PDK-së për rimarrjen e pushtetit në qytetin e Mitrovicës”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

“Lotët” e Agim Bahtirit

Agim Bahtiri paska derdhë sot lotë krokodili për procesin zgjedhor në Degën e LDK-së në Mitrovicë. Reagimi i tij i shpejtë, dëshmon për interesimin e veçantë që e ka për zgjedhjet në Degën e Mitrovicës, sepse ato e përcaktojnë edhe fatin e tij politik.

Problemet që sot janë shfaqur në disa nëndegë të caktuara janë investim edhe i Agimit dhe familjarëve të zyrtarëve të tij nga AKR-ja, sepse humbja e aleatit të tyre në LDK, është humbje e pushtetit për Agimin.

Klima politike që e paska krijuar Agimi në Mitrovicë, është klimë ku qeveriset me paterica të partive tjera, qofshin ato edhe nga një parti me traditë si LDK-ja.

Agimi e din, që një udhëheqje tjetër në Degën e LDK-së, do të thotë fundi i tij politik, fundi i AKR-së, dhe shuarje e ëndërrës së PDK-së për rimarrjen e pushtetit në qytetin e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat