Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përshëndetur zgjedhjet që janë mbajtur sot në katër komunat veriore të Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar ka thënë se në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Postimi i plotë:
Përshëndes procesin e rregullt zgjedhor, për zgjedhjen e Kryetarëve në katër Komunat veriore të Kosovës.
Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do ju shërbejnë interesave të tyre.RH