Bytyqi mirëpret 120 nxënës nga Kosova dhe Shqipëria, thotë se ata mund ta bëjnë realitet ëndrrën për një komb

Aktuale

Bytyqi mirëpret 120 nxënës nga Kosova dhe Shqipëria, thotë se ata mund ta bëjnë realitet ëndrrën për një komb

Më: 21 prill 2019 Në ora: 23:30
Foto

Ministri Bytyqi u është drejtuar nxënësve duke besuar se kjo ka qenë një zgjedhje e mirë për ata, duke  u shprehur se  kjo gjeneratë,  Kosovën dhe Shqipërinë mundë ta bëjnë një komb.

“Sot është kënaqësi që jemi së bashku me nxënësit e Kosovës dhe Shqipërisë. Besa Shahini dhe unë kemi dashur  që të fillojmë diçka në praktike për nxënësit tonë dhe besoj që zgjidhja që e kemi bërë ka qenë më e qëlluara.

Jam i bindur që ju jeni kënaqur përveç kënaqësisë, keni parë që ne jemi të  njëjtë konsiderojë që kemi bërë një gjë tjetër, ju jeni ata që mundë ta bëni një komb pa këtë ndarje fizike që egziston sot, e jona si politikanë është juve me u dhënë mundësin ndërsa ju më e bë realitet dhe përmes këtij projekti të  ju pyesim juve të vazhdojmë apo jo?”.

Zëvendësministrja e Shqipërisë Lorena Haxhiu tha se ky program ka qenë një ndër eksperiencat më të bukura, duke u shprehur se përmes këtij programi janë krijuar mundësi të reja për nxënësit.

“Programi ka qenë një nga eksperiencat më të bukura, realisht këto ditë me ju kanë  qenë veç pjesë që jeni ndjerë si nxënës dhe jeni ndjerë si turistë ku familjet ju kanë pritur.

Ajo që ka qenë më e rëndësishme është fakti se keni krijuar mundësi të reja, ndjeheni djem dhe vajza të familjes shqiptare ashtu si ndjeheni ju që jeni  sot në Kosovë”.

Leurat Sherifi nxënës nga Shqipëria tregoi se kjo ka qenë një eksperiencë e mirë.

“Hala pa shkuar në Tiranë kam menduar që  kam me  kaluar shumë keq, për këtë arsye s’kam dashtë me shkuar. Dita e parë nuk shkoi aq mirë doja të ikja dhe të enjten ndërrova mendje për të kaluar edhe ditët tjera dhe thash pse të ikë shumë mirë kalova.

Edhe pse agjendën shumë të ngjeshur ajo kohë na ka mjaftuar për me u kënaq, pëfunduar Sherifi.

Ndërsa Vanesa Sadriu nxënëse nga Kosova, u shprehë falënderuese ndaj dy ministrive për këtë aktivitet.

“Faleminderit Ministrisë sonë të Arsimit  dhe  të Shqipërisë,  faleminderit  familjeve qe na kanë respektuar.Ne edhe kemi mësuar se disa lëndë përmbajtjen e kanë pas më ndryshe”.

Kujtojmë se  shkëmbimi i nxënësve ka qenë pjesë e marrëveshjes mes ministrive të Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat