Vuçiq: “Pa marrëveshje me Beogradin, Prishtina kurrë nuk mund të bëjë asgjë, nuk di si nuk e shohin këtë”

Aktuale

Vuçiq: “Pa marrëveshje me Beogradin, Prishtina kurrë nuk mund të bëjë asgjë, nuk di si nuk e shohin këtë”

Nga: F. B. Më: 26 mars 2019 Në ora: 23:15
Aleksandar Vuçiq, në intervistë me gazetarët e “Tv Happy”

Në një intervistë me gazetarët në “Tv Happy”, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka fol lidhur me situatën e përgjithshme, çështjen e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të Serbisë, transmeton “Bota Sot”.

Në një pyetje për Vuçiq se “ çështja me e rëndë dhe më e rëndësishme është arritja e marrëveshjes me shqiptarët e Kosovës. A jeni të vetëdijshëm se keni mbetur vetëm? Nuk është askush të qëndroj prapa juve as nga partia juaj as partnerët. Nëse ka marrëveshje ju keni siguruar ardhmërinë e fëmijëve tanë. Për herë të parë shqiptarët qortohen, ndërsa vendi ynë merr lëvdata, sa është reale vazhdimi i bisedimeve dhe zgjidhja deri në fund të vitit. A do ndikojnë presionet e ShBA-ve në heqjen e taksës dhe a do kenë efekt??”.

“Pas masave të konsolidimit fiskal, ne nuk duam as të kujtojmë kohën dhe situatat në të cilat kemi qenë. Kemi bërë diçka të mirë për Serbinë. Të gjithë do të kenë paga edhe pensione më të larta. Çka duhet të bëjmë të sjellim investues. Mendoj se duhet të sigurojmë paqe mes shqiptarëve dhe serbëve në 150 apo 200 vitet e ardhshme. Këtë në Serbi askush nuk dëshiron të dëgjoj. Nuk është reale që ne dike të shkelim dhe dëbojmë përtej bjeshkëve të Nemura”, ka thënë Vuçiq.

“Ekonomia evropiane është aq e fortë posaçërisht Gjermania, ashtu q mund të shkel secilin për një ditë. Ne jemi asgjë në kuptimin ekonomik në raport me gjigantët si Gjermania. Për Amerikë as mos të flas, a mendoni s`mund të shtyhemi me amerikanët??” dhe vazhdoi:

“Unë kam frikë se ata nuk do të heqin taksat dhe po presin ndonjë ndryshim. Nuk kuptoj se pse blejnë kohë sepse kjo dëshmon papërgjegjësinë e tyre. Sa na jemi në vështirësi për shkak të mos vazhdimit të bisedimeve dhe sa net pagjumë kemi duke shpresuar se çdo gjë do të kaloj qetë, ata do duhet të kishin edhe më shumë vështirësi sepse ata nuk do të bëjnë asgjë me vendin që thotë se është i tyre, qoftë duke e trajtuar si territorin tonë apo të tyre. Pa marrëveshjen me Beogradin, Prishtina askund, asgjë nuk mund të bëjë pa Serbinë. Unë nuk mund të besoj se janë aq të papërgjegjshëm sa mos të e shohin”, përfundoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat