A me lëshu grunë a? – pyetja e çuditshme e Bekë Berishës pasi pyetet për të ardhurat

Aktuale

A me lëshu grunë a? – pyetja e çuditshme e Bekë Berishës pasi pyetet për të ardhurat

Më: 20 mars 2019 Në ora: 07:45
Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka bërë një deklaratë interesante ndërsa ka folur për të ardhurat e tij në emisionin Pressing në T7, me ekonomistin Hekuran Murati.

Derisa ekonomisti i tha deputetit të AAK-së se fiton 60 mijë në vit, ky i fundit i tha se e ka rrogën e deputetit. Por ekonomisti Murati ju kundërpërgjigj duke i thënë se paga e një deputeti në vit është 24 mijë euro.

E Bekë Berisha i tha se janë “edhe do të tjera (para), p.sh. të gruas”, Berisha reagoi çuditshëm duke pyetur: Çka me ba tash, a me lëshu gruan a?”

Sidoqoftë, Berisha teksa fliste për punësimet në PTK, e pranoi se edhe partia e tij ka ndikuar në punësime, por theksoi se nuk krahasohet numri i të punësuarve të tyre me punësimet e mëhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat