Situata qesharake - deputeti e pyet opinionistin gjatë emisionit: “Qysh e ki emrin?”

Aktuale

Situata qesharake - deputeti e pyet opinionistin gjatë emisionit: “Qysh e ki emrin?”

Më: 20 mars 2019 Në ora: 07:06
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha

Pas rreth një ore diskutim gjatë një emisioni debatues, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha shkaktoi pak të qeshura në studion e emisionit Pressing në T7, kur e pyeti opinionistin Hekuran Murati se si quhej. 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, diskutoi në një studio televizive me një njeri të cilit nuk ia dinte as emrin. Berisha, pasi kaloi gati një orë prej se kishte filluar debati, e pyeti opinionistin Hekuran Murati, se kush ishte.

“Qysh e ki emrin?”, i tha deputeti, opinsionistit Murati, teksa po zhvillohej debati në studiot e emisionit Pressing në T7.

“Hekuran”, ia ktheu opinionisti, pas përgjigjes të së cilit pati edhe të qeshura në studio.

Berisha gjatë këtij emisioni debatoi ashpër me opinionistin Murati lidhur me punësimet në Telekomin e Kosovës, dukurinë e nepotizmit në Kosovë dhe qeverisjes Haradinaj.

Deputeti deklaroi se qeverisja Haradinaj është njëra prej qeverisjeve më të mira që ka pasur Kosova pasluftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat