Bekë Berisha: Mos na shitni mend ju që i keni punësuar qindra familjarë nëpër pozita

Aktuale

Bekë Berisha: Mos na shitni mend ju që i keni punësuar qindra familjarë nëpër pozita

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:21
Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se ata që punësuan qindra familjarë nëpër institucione, tani nuk kanë të drejtë të hedhin akuza në drejtim të partisë së tij.

Në një debat televiziv, Berisha ka thënë se LDK e PDK kanë rehatuar familjarët e tyre, andaj tani mos t’i shesin mend AAK’së për punësime.

“Nuk mund të krahasohen mijëra punësime, me 200 punësime tona”, ka thënë Berisha.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, duke folur për raportimet e fundit për punësimet që po bëhen nga AAK dhe Qeveria në disa kompani publike e veçanërisht në PTK. Ai ka thënë se Lidhje Demokratike e Kosovës po i plason në media këto raste.

“ Krejt këto raportime po bëhen me qëllime. Shumicën e tyre në media po i qet LDK”

”Mendoj se LDK po mundohet t’i medatizoj çështjet tona” , ka thënë ai në T7.

Berisha duke folur edhe për rastin e tij që është raportuar se ka pasur aksident me veturë të PTK, ka thënë se edhe këtë ia kanë bërë me qëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat