Perteshi: Kjo është arsyeja pse u sulmua pikërisht Zelanda e Re

Aktuale

Perteshi: Kjo është arsyeja pse u sulmua pikërisht Zelanda e Re

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sulmi në Zelandë të Re, sipas hulumtuesit të QKSS-së, Skender Perteshi, kishte për qëllim të çonte mesazhe të frikës kudo në botë.

Sipas tij, kjo ishte pikërisht arsyeja pse u zgjodh Zelanda, e cila njihet si shteti më shkallën më të ulët të krimit dhe demokracinë më të zhvilluar në botë.

“Zelanda e Re njihet si shteti me shkallën më të ulët të krimit në botë dhe demokracinë më të zhvilluar në botë. Është shtet multietnik, me qindra kombësi jetojnë aty dhe qindra gjuhë fliten dhe shumë fe bashkëpunojnë mes vete që e krijojnë një komb”, ka thënë ai.

“Janë mbi 120 kombësi që jetojnë atje, shkalla më e lartë e demokracisë dhe sulmohet Zelanda e Re do të thotë ku gjithkush mund të ndjehet i lirë dhe nuk ka pas ndonjë ekses në bazë qytetare, etnike apo diçka tjetër dhe organizohet sulmi që të përhapet frika në gjithë botën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat