Deputeti Lumir Abdixhiku, ka bërë një bilanc të parave për paga të zyrtarëve shtetëror137, Bechtel Enkas e të ujit, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se këtyre i shtohen edhe 14 milionë euro humbje të Telekomit, duke shtuar se punësimi familjar vazhdon aty.
Për një vit e gjysmë PAN ka shpërdoruar publikisht 200 milionë euro, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i tij i plotë:
Në Kosovën e PAN-it:
- 53 milionëve të Bechtelit;
- 52 milionëve të ujit;
- 49 milionëve të listave fallce;
- 16 milionëve të rezervës shtetërore;
- 10 milionëve të zv/ministrave me këshilltarë;
I shtohen edhe 14 milionë euro humbje të Telekomit vetëm sivjet. Punësimi familjar aty vazhdon.
Gati 200 milionë euro të shpërdoruara publikisht për një vit e gjysmë PAN. Sa shumë gjëra do të viheshin në binarë me kaq para.