Mogerini porosi liderëve: Keni dy opsione...

Aktuale

Mogerini porosi liderëve: Keni dy opsione...

Nga: F. B. Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:38
Federica Mogherini

“Ata kanë zgjedhur rolin vizionar trimërues që ka dhënë rezultat historik. Besoj se kjo duhet të jetë inspirim për të gjithë” ka thënë shefja e diplomacisë së BE-së Mogerini, shkruan “Telegraf”,  transmeton “Bota Sot”.

Sipas Mogerinit liderët e Ballkanit perëndimor kanë dy opsione të shënojnë dhe synojnë lartë, apo të mos bëjnë asgjë.

“nëse jeni lider politik në një vend të komplikuar dhe regjion të komplikuar mund të zgjedhni të synonin lartë dhe të arrini më të mirën për vendin apo të vendosni të pritni të vijnë kohë më të mira” ka thënë Mogerini.

Federika Mogerini pas takimit të këshillit për stabilizim dhe bashkëngjitje BE-së dhe Maqedonisë Veriore ka ftuar të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor që në marrëveshjen e Athinës dhe Shkupit të gjejnë inspirim.

“Ata kanë zgjedhur rolin trimërues vizionar që solli rezultatin historik, kjo besoj duhet të jetë inspirim për të gjithë”, tha ajo.

Në pyetjen rreth konsultimeve dhe mundësisë së vazhdimit dhe finalizimit të dialogut Beograd dhe Prishtinë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, tha se bashkësia ndërkombëtare përcjell veprimet në regjion.

“Në bashkësinë ndërkombëtare dhe Këshillin e Sigurisë ka shumë mirënjohje lidhur me punën që kemi bërë në bisedimet e Greqisë dhe Maqedonisë Veriore dhe shumë pritje që kjo mund të jetë inspirim në pjesën tjetër të regjionit” - porositi Mogerini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat