Haradinaj i përgjigjet ashpër Serbisë

Aktuale

Haradinaj i përgjigjet ashpër Serbisë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 15:48
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për largimin e qytetarëve nga vendi, duke thënë se për këtë çështje i ka fajet politika, ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe temën e kufijve dhe taksës.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj madje ka pranuar se për largimin e qytetarëve, fajet i ka edhe ai vetë si kryeministër.

Haradinaj: Edhe unë i kam fajet për zbrazjen e Kosovës

“Normal që politika i ka fajet, edhe unë kam faj, kushdo që ka pas përgjegjësi, ka sot, i ka fajet dhe mënyra që të ndryshohet kjo gjendje është me qenë sa më të sinqertë ndaj vetvetes edhe për t’u përballur me të gjitha ato që  nuk janë në rregull në vendin tonë. E vetmja mënyrë është ajo”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka reaguar ndaj deklarimeve të zyrtarëve serbë se Prishtina po mbështet opozitën për rrëzimin e presidentit Aleksandar Vuçiq, duke thënë se Prishtina ka problemet e veta dhe nuk e ka luksin të ndërhyjë në politikën e brendshme të Serbisë.

Haradinaj: Nuk e kemi luksin të ndikojmë në zhvillimet në Serbi

“Në Serbi e shohim që janë disa zhvillime atje të brendshme edhe i dëgjojë nganjëherë që i lidhin me ne, me Prishtinën, në mënyra të ndryshme. Të them të drejtën Prishtina është në telashet e veta, nuk e kemi kapacitetin e as luksin me ndikuar ne në zhvillimet në Serbi, as me përkrah opozitën e as pozitën edhe na keqpërdorin atje realisht, atje pa nevojë. Pastaj edhe këto deklarata shumica që gjoja po rrezikohet veriu dhe populli serb janë të njëjta për ato zhvillimet e brendshme që i kanë atje. Ne nuk kemi ndikim as influencë, dhe nuk kemi as se si të ndikojmë në proces përreth. Dhe apelojmë te zyrtarët e Serbisë, që çështjet e brendshme në Serbi t’i trajtojnë vetë, por edhe neve të na lënë t’i kryejmë punët tona në Kosovë, pa ndërhyrje. Dhe mendoj se edhe instancat e BE-së edhe instancat tjera duhet ta kërkojnë këtë gjë, pra t’i kërkojnë Beogradit zyrtar të mos e përfshijë Kosovën në proceset e veta të brendshme, qofshin elektorale, qofshin të trazirave, apo të protestës, sepse nuk jemi fare të ndërlidhur në të”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket temës së kufijve dhe taksës të vendosur në nëntor të vitit të kaluar ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, kryeministri Haradinaj tha se është mirë që Kosova të mos kushtëzohet.

Haradinaj: Nuk duhet të kushtëzohet Kosova

“Ne jemi pas stuhisë. Jemi duke i kalkuluar dhimbjet që na i ka shkaktuar tema e territoreve, kufijve,  taksës, të cilat mendoj se janë tema të kaluara. Mendoj të shohim drejt të së ardhmes, atë që e thashë jemi duke kërkuar nga BE  edhe Serbia, edhe ne  Kosova, një proces më të definuar për anëtarësim në BE  dhe kjo është ndihmesë edhe për ekonominë tonë, edhe për rajonin. Nuk është mirë me i qit kushte njëri-tjetrit. Kosova edhe ashtu ka shumë sfida dhe  nuk mundet me qenë e kushtëzuar, pra Kosova pret ndihmën e të gjitha palëve  që të vazhdon dialogu dhe  nuk duhet të ndërlidhet me një vendim të Qeverisë, në këtë rast tarifën”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur për gjendjen e punëtorëve në sektorin privat, duke përmendur kështu pagat e ulëta, për çka tha se shumë  shpejt do të ndodhë shqyrtimi i pagës minimale.

Haradinaj u shpreh optimist se me këtë do të përmirësohet gjendja e punëtorëve në sektorin privat.

Haradinaj: Politika e unë i kemi fajet pse qytetarët po largohen nga Kosova

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq për ndërhyrje të mundshme në veri.

Ai në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, deklaroi se “Prishtina është në telashet e veta dhe nuk e ka luksin të ndërhyjë në politikën në Serbi”.

“Ne nuk kemi si të ndikojmë në proceset e tjerëve. Të na lënë neve me i kryer punët e tona pa ndërhyrje. Ne i kemi telashet tona", tha Haradinaj.

Ai ka folur edhe për idenë e ndryshimit të kufijve dhe taksën ndaj Serbisë.

“Tema e territorit, kufijve janë tema të së kaluarës. Nuk është mirë me i qit kushte njëri-tjetrit. Nuk mundet Kosova me qenë e kushtëzuar, në këtë rast në lidhje me tarifën", tha ai.

Ndërsa lidhur me largimin e të rinjve nga vendi, kryeministri Haradinaj tha se për këtë fajet i ka politika.

"Normal që e kemi fajin, edhe unë e kam fajin. Fajet i ka politika, i kemi të gjithë", tha ai.    

I pyetur se kur do të merret seriozisht sektori privat, kryeministri Haradinaj tha se shumë shpejt do të ndodhë shqyrtimi i pagës minimale që do ta përmirësojë gjendjen e rëndë në këtë sektor.

Sa i përket punësimeve në baza partiake, Haradinaj tha se të gjithë kanë faj, por se më së paku të punësuar janë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

"AAK ka një besim 10 për qind të popullit, por në institucione nuk përfaqësohen as 1 për qind. Mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk kemi qenë në pozitë që të abuzohet ngjashëm si deri më tani. Nuk është mirë me shit moral. Unë njoh pjesëtarë të AAK-së që kanë konkurruar me qindra herë. Jam kundër abuzimeve, megjithatë njerëzit më të diskriminuar në sektorin publik, janë AAK", tha Haradinaj.

Sa i përket punësimit të djalit të Shkurte Fejzës në qeveri, dhe reagimit të kundër kandidatit të këtij të fundit se ishte më i kualifikuar, Haradinaj tha se nuk ka shumë informata.

I pyetur se si janë raportet me presidentin dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Haradinaj tha se janë takuar vazhdimisht, dhe se raportet janë të mira.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për ikjet e qytetarëve të Kosovës nga vendi.

Sipas tij, fajet për këtë i ka politika por edhe ai.

“Politika i ka fajet edhe unë i kam fajet që qytetarët po ikin nga vendi”, është deklaruar Haradinaj.

I pari i Qeverisë ka folur edhe për aksidentet në trafik, nga ku u shpreh se duhet një hetim për të parë se cilat janë shkaqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat