Sipas saj Ministria e Kulturës ka shpenzuar para të majme në zhvendosjen e disa prej stafit të Prishtinës në Prizren.
Kjo shtoi se Partia Demokratike e Kosovës ka në plan që Ministrinë e Kulturës ta bëjë çerdhe të punësimit të militantëve të saj.
Bunjaku pati kritika edhe ndaj MASHT-it, që sipas saj po bëjnë keq që nuk po merren vesh me SBASHK-un.
Tutje tha se duhet të dihet tashmë se çka do të ndodhë me orët e humbura, pasi MASHT ka shpenzuar para të shtetit kur dërgoi ekspertët në Durrës për përpilimin e planprogrameve për librat shkollor.
Ajo pyeti madje ”pse këta ekspertë nuk mundën të kryejnë këtë punë në Kosovë?”.