Thaçi kujton Rambujenë: Marrëveshja që finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës e nisur nga sakrifica jonë!

Aktuale

Thaçi kujton Rambujenë: Marrëveshja që finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës e nisur nga sakrifica jonë!

Nga: N.Sh Më: 19 mars 2019 Në ora: 10:36
Konferenca e Rambujesë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar finalizimin e Konferencës së Rambujesë në Paris.

Thaçi sot se 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, që i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë.

“Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Thaçi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Thaçi thekson se si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës, anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB.

Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur te Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira dhe rraskapitëse. Sot, si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës – anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat