Rashiq flet për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe

Aktuale

Rashiq flet për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 21:18
Nenad Rashiq

Ish-ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale i Kosovës, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq thotë se vendosja e taksës 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe shqiptare ka bllokuar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, dialogu është mënyra e vetme e gjetjes së një zgjedhje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

“Nuk besoj që duhet të rezistojë në këtë aspekt që të bllokojë një proces që ka qenë duke u zhvilluar  në Bruksel”, tha Rashiq në emisionin Pressing në T7.

“Duhet të dijmë që dialogu ka qenë i vetmi proces për normalizim të marrëdhënieve në mes të serbëve dhe shqiptarëve”, shtoi ai.

“Taksa e bllokon zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij procesi’, thotë Rashiq.

Por pse Serbia e vendosi heqjen e taksës si kusht për vazhdimin e dialogut me Kosovën?

“E kanë gjet një arsyetim’, tha Rashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat