Murati: Taksën ta mbajmë derisa ta shohim se Amerika e ka shumë seriozisht

Aktuale

Murati: Taksën ta mbajmë derisa ta shohim se Amerika e ka shumë seriozisht

Më: 23 janar 2019 Në ora: 23:48
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se taksa ndaj Serbisë mund të qëndrojë për aq kohë sa nuk i dëmton marrëdhëniet me vendet aleate të Kosovës.

“Ne duhet të qëndrojmë rreth çështjes së taksës deri aty sa sigurisht nuk duhet t'i prishim marrëdhëniet me aleatët tanë, sidomos me SHBA-në, por edhe BE-në. Ne duhet të rezistojmë deri në masën kur shihet se ta zëmë SHBA-ja e kanë shumë seriozisht”, ka thënë ai.

“Taksa ka qenë një instrument i mirë, vazhdon të jetë instrument i mirë, dhe tash ne me kujdes duhet t'i lexojmë të gjitha mesazhet që i dërgojnë miqtë tanë rreth kësaj çështje”, ka shtuar më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat