Veseli: Janari, muaji i rënieve të mëdha

Aktuale

Veseli: Janari, muaji i rënieve të mëdha

Më: 17 janar 2019 Në ora: 14:21
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar 551 vjetorin e vdekjes së heroit shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu si dhe 37 vjetorin e rënies së vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Veseli thotë janari është muaji i rënieve të mëdha në historinë e kombit tonë.

“Sot, me 17 janar, nderojmë kujtimin e kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, në përvjetorin e vdekjes së tij, dhe 37 vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gervallës dhe Kadri Zekës, të tre veprimtarë të mëdhenj të Lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës. Nderimi për heronjtë e kombit, për dëshmorët e lirisë, çdo herë na bën më të fortë e më të përkushtuar në rrugën e fuqizimit të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës”, shkruan Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat