Mustafa: Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka prijës të lirisë kombëtare

Aktuale

Mustafa: Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka prijës të lirisë kombëtare

Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:42
Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i përkujton Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën, sot në 37 vjetorin e vrasjes.

“Vrasja e tyre ishte një goditje e rëndë për lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës, por gjithashtu ata u shndërruan në prijës të kauzës për lirinë e Kosovës, duke trasuar rrugën e qartë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë”, thekson Mustafa.

Kreu i LDK-së ka shtuar se Jusuf Gërvalla ishte një intelektual i jashtëzakonshëm, që me vizionin e tij politik dhe vendosmërinë atdhetare, së bashku me Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën u bënë prijës të lëvizjes kombëtare nën regjimin komunist dhe me përkushtimin e tyre të pashoq arritën të ngritin nivelin e organizimit dhe unifikimit të veprimtarëve shqiptarë në kuadër të lëvizjes kombëtare për lirinë e Kosovës.

“Aktiviteti dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Jusuf Gërvallës dhe bashkëveprimtarëve të tij, pati ndikim vendimtar në dinamizimin e tërësishëm të lëvizjes kombëtare shqiptare kundër regjimit ish-jugosllav.Vrasja mizore e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës u krye nga ata që nuk e deshën Kosovën e lirë e demokratike”,  thotë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat