Hoxhaj tregon nëse sivjet do të ketë zgjedhje në Kosovë

Aktuale

Hoxhaj tregon nëse sivjet do të ketë zgjedhje në Kosovë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 15:01
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se në vitin 2019 nuk ka as zgjedhje të parakohshme, as rrëzim të qeverisë e as ndryshim të partnerëve në koalicionin qeverisës.

Ai në një postim në Facebook porosit se kushdo që ka ide të këtilla dhe sheh ëndrra me sy hapur, e ka gabim.

“Këtë vit ka vetëm përmbyllje të shtetndërtimit dhe marrëveshje paqeje me Serbinë, punë dhe angazhim për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe ecje përpara në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës. Ky është qëndrimi i vetëm i PDK-së dhe çdo deklaratë tjetër është qëllim-keqe dhe synon ta dëmtojë mbarëvajtjen e punës së qeverisë dhe proceseve të rëndësishme për vendin”, shkruan Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat