Qindra persona të zhdukur pas përmbytjes së anijes në Tanzani - Bota Sot
Qindra persona të zhdukur pas përmbytjes së anijes në Tanzani

Afrika

E hënë, 15 tetor 2018

Qindra persona të zhdukur pas përmbytjes së anijes në Tanzani

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Qindra persona konsiderohen të zhdukur pasi një anije është përmbytur në Liqenin Viktoria në veri të Tanzanisë.

Një zyrtar lokal i ka thënë BBC-së, se pesë persona kanë vdekur dhe 102 të tjerë janë shpëtuar, mirëpo një tjetër person ka thënë se anija ka qenë e stërmbushur me më shumë se 400 persona në bord.

Anija, MV Nyerere është përmbysur në mes të ishujve Ukora dhe Bugolora.

Banorët lokalë u janë bashkuar ekipeve të emergjencës për të ndihmuar në procesin e shpëtimit.

Qeveria e Tanzanisë ka konfirmuar se anija është përmbytur, mirëpo nuk ka përmendur shifra të sakta të personave që kanë qenë në të.

“I lutemi Zotit që të na japë shpresë në një aksident si ky”, ka thënë komisioneri rajonal, Adam Malima, para gazetarëve.

Aksidentet në liqenin më të madh në Afrikë, Viktoria, janë të shpeshta, pasi shpesh barkat janë të stërmbushura.

Më shumë se 800 persona kanë vdekur më 1996 kur një target i tipit MV Bukoba ishte përmbytur.

Ky incident ishte konsideruar një nga fatkeqësitë më të mëdha të shekullit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test