Më shumë se 85 mijë fëmijë afrikanë vriten çdo vit në rrugë

Afrika

Më shumë se 85 mijë fëmijë afrikanë vriten çdo vit në rrugë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 18:22
Edhe pse Afrika ka normën më të ulët të motorizimit, ajo ka rrugët më të rrezikshme.

Sipas analizave nga Global Burden of Disease, miliona fëmijë rrezikojnë jetët e tyre në autostradat e Afrikës.

Komunikacioni i dendur dhe pa planifikimi, e bëjnë rrugën e nxënësve jashtëzakonisht të rrezikshme teksa udhëtojnë për në shkollë.

Fëmijët në Afrikën Sub-Sahariane kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin në një aksident rrugor, se sa kolegët e tyre në çdo pjesë tjetër të botës.

Shkalla mesatare e vdekjeve në rrugë në të gjithë kontinentin, është 26.6 për 100,000 njerëz, krahasuar me më pak se 10 në Evropë.

Shumica e këtyre vdekjeve janë nga të rinjtë nën moshën 19 vjeçe.

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit FIA, Saul Billingsley, tha se fëmijët janë viktima të dizajnit rrugor dhe indiferencës politike.

“Kjo krizë është bërë nga njeriu, vetëm për t’i dhënë përparësi makinave dhe kamionëve. Zgjidhjet për udhëtim të siguruar janë të thjeshta dhe mund të jenë relativisht me kosto të ulët, kështu që nuk ka justifikim për këtë epidemi e cila po i vranë fëmijët në Nairobi”.

Ndërsa mësuesja e shkollës, Gladys Kanyi, thotë se shoferët nuk tregohen të kujdesshëm pavarësisht kushteve me të cilat përballen nxënësit.

“Shumë shoferë të makinave në vend që të ngadalësohen kur shohin nxënësit, ata përshpejtohen. Zgjidhja më e mirë do të ishte të ndërtohet një urë këmbësorësh ose të bëhen zebra, por kurrë nuk ka para për këto”.

Edhe pse Afrika ka normën më të ulët të motorizimit, ajo ka rrugët më të rrezikshme.

Mbi 90 për qind e njerëzve fitojnë më pak se 7 dollar në ditë, kështu që, ecja në këmbë dhe me biçikletë, mbeten format më të përdorura të transportit.

Shifrat e mbledhura në kryeqytetin e Tanzanisë, Dar-es-Salaam në vitin 2013, kanë treguar se aksidentet në trafikun rrugor kanë vrarë më shumë fëmijë sesa HIV-i, malaria dhe diarreja.

Aksidentet janë bërë të zakonshme gjatë 13 viteve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat