Vajza e dhunuar në Afrikë bën vetëvrasje

Afrika

Vajza e dhunuar në Afrikë bën vetëvrasje

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 19:42
Ilustrim

Një studente ishte dhunuar në Afrikën e Jugut dy muaj më parë. Kjo bëri që studentja 23 vjeçare të bëjë vetëvrasje. Kjo ka nxitur një reagim të opinionit në Afrikë,.

Khensani Maseko, një studente në Universitetin e Rhodes në Grahamstoën, tha se ishte përdhunuar nga një student tjetër në maj, sipas një deklarate nga universiteti.

Më 3 gusht, ditën kur vrau veten, Maseko postoi një mesazh në mediat sociale.

“Askush nuk meriton të përdhunohet,”-shkruante ajo. Llogaria e saj në Instagram është fshirë.

Universiteti i Rhodes konfirmoi vdekjen e saj dhe tha se autoritetet mbajtën një takim me prindërit e Maseko kur ajo raportoi në korrik se ishte përdhunuar.

Universiteti tha se ishte dakord që studentja të shkonte në shtëpi në pritje të një hetimi mbi pretendimet e saj.

Studenti i akuzuar për përdhunim është pezulluar, por sipas deklaratës vdekja tragjike e Khensanit nuk do ti japë fundit hetimit për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje.

Flamuri i Universitetit do të qëndrojë në gjysmë shtize për të nderuar Masekon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat