Egjipt, gjykata dënon me vdekje 75 persona për trazirat e vitit 2013

Afrika

Egjipt, gjykata dënon me vdekje 75 persona për trazirat e vitit 2013

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 21:51
Egjipt

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me vdekje 75 persona për rolin e tyre në dhunën që shpërtheu pas largimit të presidentit Mohammed Morsi në vitin 2013.

Grupi që përfshin udhëheqësit e Vëllazërisë Myslimane, janë pjesë e një gjykimi masiv prej më shumë se 700 personash.

Grupi i të drejtave Amnesty International e ka quajtur gjyqin “shumë të padrejtë” dhe një shkelje të Kushtetutës së Egjiptit.

Rastet e tyre tani do t’i referohen Myftiut të Madh, i cili duhet të konsultohet sa herë që të zbatohet dënimi me vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat