Etiopia dhe Eritrea janë afër arritjes së paqes historike

Afrika

Etiopia dhe Eritrea janë afër arritjes së paqes historike

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 12:30
Ahmed mbërriti të dielën në kryeqytetin e Eritresë, Asmara, ku do të marrë pjesë në negociatat historike për paqe.

Kryeministri i ri i Etiopisë, Abiy Ahmed, është bërë kryeministri i parë i vendit që ka vizituar Eritrenë, duke lënë pas vetes situatën “as luftë as paqe”, e cila tashmë për mbi dy dekada karakterizon marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve.

Ahmed mbërriti të dielën në kryeqytetin e Eritresë, Asmara, ku do të marrë pjesë në negociatat historike për paqe.

Nisma e këtillë është fryt i një vizite të një delegacioni të lartë të Eritresë në Etiopi muajin e kaluar, në të cilin ishte edhe Yemane Gebreab, këshilltar special i presidentit Issaias Afeworki, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Usman Salah.

Në maj të këtij viti, Etiopia njoftoi se do të zbatojë marrëveshjen e Algjerit nga dhjetori i vitit 2000, bashkë me vendimet e Komisionit Ndërkombëtar të Kufirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat