Egjipti zgjat gjendjen e jashtëzakonshme - Bota Sot
Egjipti zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Afrika

E enjte, 20 shtator 2018

Egjipti zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 17:46
Ilustrim

Parlamenti i Egjiptit ka miratuar sot zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për tre muaj, prej 14 korrikut.

Egjipti ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme më 2017, pas dy sulmeve me bomba në kisha, ku u vranë të paktën 45 persona. Gjatë muajit prill, ishte hera e fundit që vendi vendosi të zgjatë gjendjen e jashtëzakonshme.

Shteti i Egjiptit përballet me kryengritjen e militantëve të Shtetit Islamik në rajonin Sinai. Nga dhuna, vitet e fundit, në këtë rajon janë vrarë qindra ushtarë dhe policë, por militantët kanë kryer edhe sulme ndaj civilëve.

Grupe të tjera islamiste operojnë po ashtu në shkretëtirën në perëndim të vendit, përkatësisht pranë kufirit me Libinë. Atje po ashtu janë kryer një sërë sulmesh ndja forcave të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test