Horror në safari: Leopardi i merr jetën fëmijës 3 vjeç

Afrika

Horror në safari: Leopardi i merr jetën fëmijës 3 vjeç

Më: 7 maj 2018 Në ora: 17:53
Ilustrim

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Parkun Kombëtar “Queen Elizabeth” në Ugandë.

Fëmija ishte nën kujdesin e një dadoje në një shtëpizë kur ndodhi ngjarja. Kujdestarja e fëmijës kishte dalë jashtë shtëpisë, ndërsa fëmija e ndoqi nga pas atë kur u rrëmbye nga Leopardi.

Askush nuk e vuri re fëmijën teksa u rrëmbye nga leopardi, i cili i mori jetën pas një peme.

Rojet në safari janë shprehur se kujdestarja nuk e kishte parë fëmijën që e kishte ndjekur nga pas. Në momentin që ajo e kishte pikasur atë ishte tepër vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat