Protesta të dhunshme në Afrikën e Jugut - Bota Sot
Protesta të dhunshme në Afrikën e Jugut

Afrika

E shtunë, 23 qershor 2018

Protesta të dhunshme në Afrikën e Jugut

Më: 20 prill 2018 Në ora: 09:04
Presidenti jugafrikan, Cyril Ramaphosa

Presidenti jugafrikan, Cyril Ramaphosa ka qëndruar vetëm për pak kohë në samitin e Komonuelthit në Londër, pasi është kthyer në shtetin e tij për t’u përballur me protesta të dhunshme.

Përleshjet kanë nisur në provincën Veri-Perëndimore pasi protestuesit kanë kërkuar punë, kushte më të mira për jetë dhe dhënien fund të korrupsionit.

Dyqanet janë dëmtuar, rrugët kanë qenë të bllokuara dhe veturat janë djegur.

Presidenti, Ramaphosa, i cili ka nisur udhëheqjen në muajin shkurt ka kërkuar investime në Afrikën e Jugut gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Protestat në këtë provincë kanë nisur të mërkurën pasi protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryesuesit të provincës, Supra Mahumapelo, njëherësh anëtar i Kongresit Kombëtar të Ramaphosas.

Presidenti i shtetit ka bërë thirrje për qetësi derisa ka udhëruar policinë që të përmbahet.

Mediat afrikane kanë thënë se zyrtarë policorë kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kanë shkaktuar dëme, teksa kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test