Pjesëtarët e OKB-së në Sudan akuzohen se kanë paguar për seks

Afrika

Pjesëtarët e OKB-së në Sudan akuzohen se kanë paguar për seks

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 17:52
ilustrim

Misioni i OKB-së në Sudanin e Jugut ka tërhequr njësinë e policisë së paqes pas akuzave se disa anëtarë paguanin për seks me gratë nga kampi që ata siguronin.

Në njoftimin e OKB-së thuhet se policët nga Gana janë tërhequr nga vendi Vau në qytetin Jubu, transmeton KosovaPress.

Kreu i Misionit të OKB-së në Sudanin e Jugut, David Shirer, e quajti këtë rast "shkelje të pastër" të rregullave të sjelljes që ndalojnë marrëdhëniet seksuale me popujt e prekshëm.

Zëdhënësi i qeverisë sudaneze tha për AP se "këta njerëz nuk duhet të jenë në vend".

Në Sudanin Jugor të shkatërruar nga lufta civile ndodhen 17.000 paqeruajtës të OKB-së.

OKB ka luftuar për vite me raste të shumta të shfrytëzimit seksual nga anëtarët e saj në disa nga vendet më të varfra në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat