Egjipti dënon me vdekje 4 persona për “akte të dhunës” - Bota Sot
Egjipti dënon me vdekje 4 persona për “akte të dhunës”

Afrika

E hënë, 15 tetor 2018

Egjipti dënon me vdekje 4 persona për “akte të dhunës”

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 17:17
Ilustrim

Gykata Penale në Giza, ka marrë një vendim për të dënuar me vdekje katër persona, dy nga të cilët janë gjykuar në mungesë, pasi u akuzuan për tentativë atentati ndaj një gjykatësi, si dhe për formimin e një celule terroriste.

Një gjykatë e Kajros sot ka dënuar me vdekje katër persona për “akte të dhunës”, të kryera në Kajro në vitin 2015.

Siç bëjnë të ditur burime anonime nga gjyqësori, gjykata Penale në Giza, ka marrë një vendim për të dënuar me vdekje katër persona, dy nga të cilët janë gjykuar në mungesë, pasi paraprakisht u akuzuan për tentativë atentati ndaj një gjykatësi, si dhe për formimin e një celule terroriste.

Gjykata në fjalë dënoi edhe 12 persona të tjerë, që të gjithë të gjykuar në mungesë për të njëjtin rast, të cilëve u shqiptoi burg të përjetshëm, ndërsa 14 të tjerë morën dënime me nga 15 vjet burg.

Që të gjithë të akuzuarit, 30 të tillë, u akuzuan se janë pjesëmarrës të një celule terroriste e cila ka tentuar të vras gjykatësin Fathi al-Bayoumi, si dhe të sulmojë pronën private dhe publike.

Dënimet e shqiptuara sot, kanë të drejtë ankese në gjykatën e Apelit.

– Shqetësimi i BE-së

Më herët këtë muaj, Parlamenti Evropian dënoi aplikimin e shpeshtë të dënimit me vdekje nga Egjipti, për çka u bëri thirrje autoriteteve egjiptiane të ndalojnë ekzekutimet.

BE-ja shprehu shqetësimin edhe për gjykimet në grup në Egjipt, si dhe për atë të cilën e quajti, “numër i madh i dënimeve me vdekje të shqiptuara”.

Aktualisht, në Egjipt ka 30 të dënuar me vdekje, për të cilët ka një vendim përfundimtar, ndonëse nuk dihet numri i atyre për të cilët ka një dënim me vdekje të shkallës së parë. Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se bëhet fjalë për qindra të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test